LAJMI I FUNDIT:

Padi penale për një person nga Gostivari për falsifikim të kartelave bankare

Padi penale për një person nga Gostivari për falsifikim të kartelave bankare

Sektori për krim kibernetik dhe forenzikë digjitale pranë MPB-së, ka ngritur padi penale në Prokurorinë themelore-Gostivar kundër F.R. për vepër të kryer penale “përpunim dhe përdorim të kartelës së rrejshme pagesore”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informojnë nga MPB, i akuzuari F.R., me qëllim të përfitimeve materiale joligjore në tetor të vitit të kaluar me kartelë të falsifikuar të nënshtetasve të huaj, ka kryer blerje të telefonave celularë nëpërmjet internetit.


F.R., me këtë qëllim në internet ka marrë të dhëna bankare nga kartela të vërteta pagesore, gjegjësisht nga pronarë të kartelave, nënshtetas të huaj, nëpërmjet të cilave ka kryer transakcione të suksesshme në vlerë prej 183.597 denarë, duke kryer veprën penale “përpunim dhe përdorim të kartelës së rrejshme pagesore” sipas nenit 274-b, fq.3 të paraparv në Ligjin penal të Republikës së Maqedonisë./Telegrafi/