LAJMI I FUNDIT:

Pacolli vizitë zyrtare në Bullgari

Pacolli vizitë zyrtare në Bullgari

Ministri i Punëve të Jashtme (MPJ), Behgjet Pacolli është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Bullgari, vend ky që e ka presidencën e radhës të Bashkimit Evropian(BE).

Kështu thuhet në njoftimin për media të MPJ-së, derisa takimi i parë i Pacollit do të jetë me homologen e tij, Ekaterina Zaharieva.


Pacolli do të takohet edhe me ministrin e Mbrojtjes, Krasimir Karachanov, si dhe do të ketë një fjalë në Forumin dypalësh të biznesit organizuar nga odat ekonomike të dy vendeve.

Gjithashtu pjesëmarrja e Kosovës në Samitin e Sofjes, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor do të jetë gjithashtu temë e bisedës. /Telegrafi/