LAJMI I FUNDIT:

Pacolli i quan viktima ministrat e larguar, fton qytetarët t’i bashkohen vizionit të AKR

Pacolli i quan viktima ministrat e larguar, fton qytetarët t’i bashkohen vizionit të AKR

Aleanca Kosova e Re, përmes Konventës Zgjedhore të mbajtur sot, zyrtarisht ka shpallur zgjedhjet e brendshme në të gjitha nivelet.

Në këtë Konventë është bërë e ditur që AKR, do të ketë bazën në punën intensive dhe të sinqertë të këtij subjekti politik.

Duke ju bërë thirrje qytetarëve të Kosovës për bashkim me vizionin e AKR-së, lideri i partisë, Behgjet Pacolli, tha se partia të cilën e udhëheqë është në shërbim të qytetarëve dhe të gjeneratave të reja.

“E kemi obligim që të punojmë me nder dhe sinqeritet. Tash e 12 vite ne ju kemi përmbajtur pikave tona. AKR është parti që punon për interesat e qytetarëve të saj, punon për zhvillim ekonomik dhe për shtyrjen përpara të proceseve. Jam betuar që do të punoj vetëm për interesat e Kosovës”, ka thënë Pacolli, duke i falënderuar të gjithë të rinjtë dhe ekspertët e fushave të ndryshme të cilët kishin shprehur interesimin e tyre për t’iu bashkuar programit zhvillimor të AKR-së, raporton Telegrafi.

Pacolli në hapjen zyrtare të procesit të brendshëm zgjedhor të partisë ka falënderuar për punën e tij ish-ministrin e brendshëm nga AKR, Flamur Sefaj,  i cili u shkarkua nga kryeministri Ramush Haradinaj pas skandalit me deportimin e 6 shtetasve turq.

Largimin e tij Pacolli e quajti dorëheqje e jo shkarkim, duke shtuar se partia e sakrifikoi jo pse ai bëri ndonjë gabim, por se ishte viktimë e ngjarjes.

Sipas Pacollit, viktimë ishte edhe Bejtush Gashi nga partia e tij, i cili u largua para disa ditësh nga pozita e ministrit të Brendshëm.

“AKR e sakrifikoi atë jo për arsye të AKR apo për gabimet e tij por ishte viktimë e asaj që ndodhi. Me dorëheqjen e tij u arsyetua krejt vendi se ai e mori fajin në tërësi. Kërkoj që z.Sefaj ta di që ai ka mbetur në zemrat tona, do të jetë gjithmonë miku ynë”, tha Pacolli.

Pacolli tha se këto zgjedhje të brendshme janë një mundësi e mirë për t’i dhëne fund asaj që është e papranueshme për popullin, dhe për t’i hapur derën kontributit të frymës zhvillimore.

Kryetari i Mitrovicës nga radhët e AKR-së, Agim Bahtiri, tha se etapa e re e AKR-së po fillon edhe më e fuqishme.

“Aleanca Kosova e Re është parti që ka vlera e resurse të cilat nuk i gjen në partitë tjera. Kjo parti na nderon, andaj ju bej thirrje të gjithëve që ta dëshmojmë edhe njëherë që puna e kontributi ynë janë të duhurat për Kosovën”, tha ndër të tjera Bahtiri.

Me këtë proces Aleanca Kosova e Re do t’i zgjedh organet e reja drejtuese të partisë duke punuar gjithashtu edhe në shtrirjen dhe zgjerimin e saj të mëtutjeshëm, me ardhjen e një numri të madh të anëtarëve të rinj.

Për organizimin e zgjedhjeve të brendshme në AKR, më tej do të përcaktohet puna, funksionimi, komisionet përkatëse si dhe çështjet tjera me rëndësi, për procesin e zgjedhjeve të brendshme dhe organizimin e Kuvendit Qendror të partisë si dhe Kuvendet e Degëve dhe të Nëndegëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori