Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ka deklaruar se ambicia e Kosovës është të krijohet një ushtri me të gjithëpërfshirëse, e cila do të fuqizojë Kosovën dhe një hap përpara për të tejkaluar ndarjet rajonale, ndërsa i ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve të NATO-s, që të ndjekin shembullin e Shteteve të Bashkuara për ta mbështetur këtë proces.
Pacolli në një opinion EU Observer tha se transformimi i FSK-së e simbolizon statusin e Kosovës si shtet i pavarur, status i konfirmuar nga 116 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara, së bashku me 82 për qind të shteteve anëtare të BE-së dhe 86 për qind të shteteve anëtare të NATO-s.
Lexoni të plotë opinionin e Pacollit:
Si çdo shtet sovran dhe i pavarur, Kosovës i nevojitet ushtria për të mbrojtur integritetin e saj territorial dhe qytetarët e të gjitha komuniteteve.
Kjo është arsyeja pse ne po e fillojmë procesin e transformimit të mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Kjo do të përbëjë një tranzicion të disiplinuar dhe transparent të FSK-së në një ushtri profesionale, shumë-etnike dhe ndër-vepruese me NATO-n.
FSK-ja e tanishme është një forcë e armatosur lehtë, me forcë prej 2,500 pjesëtarëve të trajnuar nga NATO dhe e ngarkuar për të reaguar ndaj krizave, mbrojtje civile dhe deminim.
Projekt ligjet e votuara në Parlamentin tonë javën e kaluar, parashohin një ushtri prej 5,000 ushtarëve aktiv dhe 3,000 rezervistëve. Me pak fjalë, kjo përbënë përfundimin logjik dhe të natyrshëm të zhvillimit të aparatit të sigurisë së Kosovës.
Është hap i domosdoshëm të cilin Kosova duhet marrë, si shtet i pavarur dhe si pjesëtar i bashkësisë ndërkombëtare.
Transformimi i FSK-së e simbolizon statusin e Kosovës si shtet i pavarur, status i konfirmuar nga 116 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara, së bashku me 82 për qind të shteteve anëtare të BE-së dhe 86 për qind të shteteve anëtare të NATO-s.
Pse tani?
Pse po shtyhet përpara kjo tani? Pyetje me e mirë është, pse jo tani?
Nuk ka kohë sikurse kjo e tanishmja për sa i përket mbrojtjes së popullit tuaj.
Nuk është nevoja të thuhet, gjëja më e rëndësishme në agjendën tonë të politikës së jashtme është dialogu i vazhdueshëm me Serbinë.
Megjithatë, zhvillimi i Kosovës, siguria e popullit të saj dhe stabiliteti i rajonit të gjerë nuk mund të mbahen peng nga kjo çështje.
Tani, projekti jonë përkrahet nga disa anëtarë kyç të NATO-s, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara.
Por, është e rëndësishme që çështja të kuptohet nga bashkësia më e gjerë ndërkombëtare, sepse ende ka keqkuptime në lidhje me qëllimin e projektit tonë.
Logjika mbizotëruese është që FSK-ja e sendërtuar dhe e transformuar do të jetë faktor i sigurisë së brendshme për Kosovën dhe stabilitetin në një rajon jo stabil.
Për më tepër, status quo-ja e rregullimit të sigurisë tonë kombëtare nuk është e qëndrueshme, dhe roli i FSK-së do të jetë qenësor për të mbrojtur tërë popullin kosovar me profesionalizëm të shtuar dhe mendim rigoroz ushtarak të paanshëm.
Më e rëndësishmja, ambicia jonë është të krijohet një ushtri vërtetë gjithëpërfshirëse, pavarësisht etnisë, e cila në mënyrë paqësore do të fuqizojë identitetin dhe shtetësinë kosovare dhe do të jetë një hap përpara për të tejkaluar ndarjet rajonale.
Tranzicioni i FSK-së do të përfshijë dhe do të përfaqësojë të gjithë ata që jetojnë në Kosovë.
FSK-ja natyrisht do të jetë qenësore në ruajtjen e sovranitetit të Kosovës, në koordinim të plotë me aftësinë mbrojtëse të fqinjëve të saj.
Kjo do t’i mundësojë Kosovës të kontribuojë në sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare, si në periudhë afatshkurtër ashtu edhe afatgjatë, nëpërmjet pjesëmarrjes në operacione paqeruajtëse shumëpalëshe dhe në organizimet e shtuara kolektive të sigurisë.
Është pjesë e synimit strategjik të Kosovës që së shpejti të bëhet anëtare e NATO-s, sikurse fqinjët e saj Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia.
Si pjesë e përkushtimeve tona si anëtar i plotë dhe i barabartë i bashkësisë ndërkombëtare, ne dëshirojmë të jemi shtet, i cili nuk është vetëm konsumues i sigurisë, por ofrues i sigurisë.
Si i tillë, ky është po ashtu hap i rëndësishëm dhe i nevojshëm për aleatët tonë.
Me shtimin e aftësive dhe përvojës së tanishme të FSK-së, me anë të trajnimit të personelit dhe modernizimit të pajisjeve, ne kërkojmë të ushqejmë bashkëpunimin e Kosovës në fushën e sigurisë me fqinjët e saj, BE-në dhe SHBA-në për ballafaqimin me sfidat ndërkombëtare të sigurisë.
Vitin e ardhshëm, ne do të përkujtojmë njëzetvjetorin e fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s, më 24 mars 1999, që i dha fund spastrimit etnik të shqiptarëve të Kosovës nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit.
Ne, përherë do t’i jemi mirënjohës Forcës së Kosovës të udhëhequr nga NATO-ja, e cila i ka sjellë shtetit tonë të ri stabilitet dhe siguri, dhe i ka trajnuar forcat e sigurisë sonë në zhvillim gjatë dy dekadave të fundit.
Por, siç tregon thënia, një mësuesi i kthehet me të keq, nëse nxënësi i tij gjithnjë mbetet vetëm nxënës.
Kosova i ka borxh këtë hap si popullit të vet po ashtu edhe bashkësisë ndërkombëtare.
I bëjë thirrje të gjithë anëtarëve të NATO-s, që të ndjekin shembullin e Shteteve të Bashkuara për të na mbështetur”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë