LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Nuk ka rritje ekonomike në Kosovë, për ta ndaluar rritjen e çmimeve ka munguar menaxhimi i duhur i Qeverisë

Pacolli: Nuk ka rritje ekonomike në Kosovë, për ta ndaluar rritjen e çmimeve ka munguar menaxhimi i duhur i Qeverisë

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka thënë se nuk duhet të kritikuar Qeverinë rritjen e çmimeve, ngase kriza ekonomike e ka prekur gjithë globin.

Megjithatë, Pacolli tha se ka munguar menaxhimi nga ana e kreut të Qeverisë, Albin Kurti.


Ish-ministri i Punëve të Jashtme theksoi se as këtë vit, por as vitin e kaluar nuk ka pasur rritje ekonomike.

Madje ai ka apeluar te kryeministri Kurti që sa më parë të konsumohet buxheti dhe të rregullohet tradita për ndërtimin e infrastrukturës.

“Është folur shumë për rritjen e çmimeve dhe është kritikuar Qeveria Kurti për këtë gjë. Unë nuk besoj se fajet i ka qeveria Kurti sepse është situatë globale. Menaxhimi ka mundur të jetë më i mirë. Unë mendoj se disa hallka në menaxhimin e situatës në Kosovë mungojnë dhe këto rritje të çmimeve kanë mundur të amortizohen ndryshe që Kosova mos të përjetojë aq rëndë këtë gjendje. E shoh që flitet nga ana e qeveritarëve për rritje ekonomike”.

“Unë gjithmonë kam thënë se nuk ka rritje ekonomike në Kosovë dhe nuk ka pasur as vitin e kaluar. Rritje ekonomike e dëshmojnë tri shtylla. E para janë investimet publike dhe rritja e shportës së konsumatorëve e që një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Nuk ka të hyra për kokë banori dhe kursimet të cilat janë nuk mund të konsiderohen rritje ekonomike dhe duke kursyer zotëri Kurti po dëmton shumë Kosovën”, tha ai, raporton EO.

“Paraja duhet të shpenzohet në momentin e duhur aty ku duhet dhe të shpenzohet për të mirën e qytetarëve. Apeloj te kryeministri Kurti që sa më parë të konsumohet buxheti i Kosovës dhe të rregullohet tradita për ndërtimin e infrastrukturës”, tha Pacolli.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori