LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Nuk e lejoj askënd të ma kërcënoj familjen dhe fëmijët e mi

Pacolli: Nuk e lejoj askënd të ma kërcënoj familjen dhe fëmijët e mi

Pasi policia ka arrestuar personin që e kishte kërcënuar atë dhe familjen etij, deputeti dhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se asnjëherë nuk do ta lejojë askënd që mllefin e tij personal ta shpreh duke  kërcënuar familjen dhe fëmijët e tij.

Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Familja është vlera më e madhe e shoqërisë. Fëmijët janë të shenjtë për secilin prej nesh andaj t’u japim dashuri sa më shumë që mundemi”.


“Shoqëria jonë duhet të ketë kujdes dhe të mos tejkalojë limitet e respektit ndaj familjes e veçanërisht ndaj fëmijëve.  Nga ana tjetër unë asnjëherë nuk do ta lejoj askënd që mllefin e tij personal ta shpreh duke më kërcënuar familjen, e fëmijët e mi”, ka shkruar Pacolli, përcjell Telegrafi.

Ai  ka thënë se do të përdorë të gjithë instrumentet ligjorë që t’i ndjek këta persona “duke shpresuar që në këtë mënyrë i kontribuoj tërë shoqërisë e cila është e ngopur me dhunë, kërcënime e frikësime”.

Ndryshe, Naim Murseli, këshilltar i kryetarit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur sot se Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar një person që ka kërcënuar liderin e  AKR-së, Behgjet Pacolli dhe familjen e tij si dhe ka kërkuar para nga ai.

U prezantua si prokuror, kërcënoi dhe kërkoi para nga Behgjet Pacolli, arrestohet nga policia
Lexo po ashtu U prezantua si prokuror, kërcënoi dhe kërkoi para nga Behgjet Pacolli, arrestohet nga policia

“Personi i arrestuar në orët e vona mbrëmë, me inicialet E.H, i cili kërcënoi z. Pacolli dhe fëmijët e tij i ka kërkuar gjithashtu para. Personi ka pretenduar të jetë edhe prokuror i Kosovës”, ka shkruar Murseli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori