LAJMI I FUNDIT:

Pacolli në Konferencën e OBI lobon për njohje të Kosovës

Pacolli në Konferencën e OBI lobon për njohje të Kosovës

Lobimi për njohjen e mëtejshme të Kosovës, anëtarësimi në Interpol, aplikimi për statusin e vendit vëzhgues në të Organizatën e Bashkëpunimit Islamik, do të jenë tre objektivat e pjesëmarrjes së delegacionit kosovar të nivelit të lartë në Konferencën ministrore e vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, në Daka të Bangladeshit.

Ka nisur punimet në Daka, kryeqytetin e Bangladeshit, Konferenca e 45-të e ministrave të jashtëm të vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, organizata e dytë më e madhe ndër-qeveritare pas OKB-së, që mbledh 57 shtete anëtare.

Siç njofton MPJ, në Konferencë merr pjesë si e ftuar speciale edhe Kosova, me një delegacion kryesuar nga numri dy i qeverisë dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli. 57 shtetet anëtare përfaqësohen nga dhjetëra ministra të Jashtëm, Zëvendëskryeministra dhe Diplomatë të nivelit të lartë së bashku me një numër të madh përfaqësuesish nga shtete vëzhgues.

Tre janë objektivat e pjesëmarrjes e shefit të diplomacisë kosovare dhe delegacionit, që ai kryeson e që e nisi aktivitetin e vet në margjina të konferencës me takime të shumta dypalëshe: lobimi për njohjen e mëtejshme të Kosovës,  anëtarësimi në Interpol dhe aplikimi për statusin e vendit vëzhgues në OBI e që synojnë të avansojnë integrimin ndërkombëtar të Kosovës.

Për këto objektiva, ministri Pacolli u takua me homologët e tij nga Bangladeshi, Arabia Saudite, Azerbaixhani, Kazakistani, Guajana, Ishujt Komore, Palestina, Surinami, Maldivet, Mozambiku, etj.

Konferenca e sivjetme shënon kalimin e drejtimit të radhës së kësaj organizate nga Bregu i Fildishtë tek Bangladeshi. Tema kryesore e saj është “vlerat islamike për paqe të qëndrueshme, solidariteti dhe zhvillimi”,  me fokus të veçantë tek drama e refugjatëve Rohinga, që janë spastruar etnikisht prej territorit të Myanmarit, duke u shpërndarë në vende fqinjë.

Punimet e seancës së parë  u përshëndetën nga Kryeministrja e Republikës Popullore të Bangladeshit, Sheikh Hasina. Për të treguar rëndësinë, që i jep marrëdhënieve me këtë pjesë të botës dhe qasjen bashkëpunuese me të, në Konferencë merr pjesë edhe Ministrja e Jashtme e Kanadasë, zonja Christia Freeland, e cila ju drejtua me një fjalim të vlerësuar, këtij forumi ndërkombëtar.

Ministri i jashtëm Pacolli pati një takim të shkurtër edhe me Ministren e Jashtme të Kanadasë, Kristia Freeland. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori