LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Malta ndër shtetet më mbështetëse në Bashkimin Evropian

Pacolli: Malta ndër shtetet më mbështetëse në Bashkimin Evropian

Republika e Maltës vazhdon të qëndrojë përkrah Kosovës në rrugëtimin tonë evropian, duke qenë ndër shtetet më mbështetëse në BE, si për liberalizim të vizave ashtu edhe për integrimin e Kosovës në BE. Malta ka qenë dhe vazhdon të jetë e zëshme në mbështetje të Kosovës në çdo organizatë ndërkombëtare dhe është zëri ynë edhe aty, ku ne nuk mund të jemi ende.

Kështu ka thënë zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, pas takimit, që ka zhvilluar në Ministrinë e Punëve të Jashtme me homologun e tij nga Malta, Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Promovimit të Tregtisë, Carmelo Abela.


Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Promovimit të Tregtisë të Maltës, Carmelo Abela.

“Dy vendet tona gëzojnë një partneritet të qëndrueshëm dhe një miqësi të fortë. Jam i lumtur, që sot shkëmbyem Notën zyrtare, për të vazhduar Kornizën e Bashkëpunimit në mes të dy MPJ-ve edhe për dy vite të tjera, për të thelluar më tej marrëdhëniet tona përmes konsultimeve politike, shkëmbimit të ekspertizave në integrimin evropian; përmes iniciativave kulturore, që dy popujt tanë ta njohin më mirë njëri tjetrin; trajnimin e diplomatëve të rinj; aktivitete në promovim të investimeve të tregtisë etj”, ka thënë Pacolli.

“Jam shumë i lumtur, gjithashtu, që sot e finalizuam edhe Marrëveshjen dypalëshe për Eliminimin e Taksave të Dyfishta. Kjo Marrëveshje do të ndihmojë drejtpërdrejt në hapjen e rrugëve për shkëmbimet tregtare midis Kosovës dhe Maltës dhe Ministria, që e udhëheq, do të bëjë të pamundurën në promovimin e shkëmbimeve me bizneset kosovare dhe agjencitë përkatëse shtetërore.”, ka shtuar numri dy i Qeverisë, Pacolli.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Promovimit të Tregtisë të Maltës, Carmelo Abela, po e viziton Republikën e Kosovës me ftesë të Zëvendëskryeministrit të Parë dhe Ministrit të Jashtëm, Pacolli, ndërsa gjatë qëndrimit disa ditor në vendin tonë, ai do t’i takojë edhe udhëheqësit e Institucioneve të Republikës së Kosovës.

Malta e kishte njohur Republikën e Kosovës disa muaj pas shpalljes së pavarësisë së vendit, ndërsa që nga ajo kohë janë lidhur disa marrëveshje bashkëpunimi dhe janë shkëmbyer vizita në nivelet më të larta shtetërore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Kalo në kategori