LAJMI I FUNDIT:

Pacolli lobon për Kosovën në New York

Pacolli lobon për Kosovën në New York

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka qëndruar në New York këto ditë ku ka zhvilluar takime të shumta të nivelit të lartë, në kuadër të sesionit vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Pacolli ka njoftuar se është takuar me presidentin e Zimbabvesë, Emerson Mnangagwa, të cilin e ka falënderuar për vendimin e njohjes së pasaportës së Kosovës.


Ai tutje ka thënë se janë pajtuar për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror.

I pari i AKR-së ka njoftuar edhe për takimet e tjera që ka zhvilluar me liderë shtetërorë.

“Takova gjithashtu presidentin e Kenyas, mikun tim William Ruto, Presidentin e Sierra Leones, Julius Mada Bio, Presidentin e Liberisë, George Weah, Presidentin e Botswanës, Mokgweti Masisi, Zvpresidentin e Gambias, Mohamed Jallow, Ministrin e jashtëm, Mahmadou Tangara dhe një delegacion të lartë nga Ruanda si dhe udhëheqjen e organizatës botërore të të rinjve”, ka shkruar Pacili në Facebook.

Ai tutje ka thënë se lobimi për Kosovën duhet të shndërrohet në prioritet, “veçanërisht në situatën e vështirë në të cilën gjendet vendi ynë”.

“Falënderoj mikun e vlefshëm, presidentin e Republikës se Kenyas, i cili pothuajse çdo ditë më mundësoi të takojë presidentë dhe delegacione të vendeve të ndryshme, ku pata mundësinë të promovojë Kosovën ndërkombëtarisht, duke shfrytëzuar edhe zyrat e misionit të përhershëm të Kenyas në OKB”.

“Po ashtu, një numër takimesh zhvillova në interes të bizneseve të Kosovës, për t’u dhënë mbështetje produkteve të Kosovës në krijimin e lehtësirave për eksport, bashkë me mikun tim Shkëlqim Devolli.  Gjatë qëndrimit në SHBA takova edhe veprimtarin e madh Jim Xhema dhe bashkëbisedova me aktivistët e shoqatës Panshqiptare Vatra, ku nga kryetari i saj z.Elmi Berisha u nderova me mirënjohje dhe shumë takime tjera”, ka përfunduar Pacolli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori