LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Gjermania përkahëse e Kosovës në liberalizmin e vizave dhe INTERPOL

Pacolli: Gjermania përkahëse e Kosovës në liberalizmin e vizave dhe INTERPOL

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka deklaruar se vendi ynë duhet t’i intensifikojë raportet e shkëlqyera me aleatin historik Gjermaninë, në rrugën e konsolidimit dhe fuqizimit ekonomik.

Pacolli këto komente i ka bërë përmes një postimi në Facebook, pas takimit me deputetin e Parlamentit të Gjermanisë nga radhët e CDU-së, Peter Beyer.


Postimi i plotë i Pacollit:

“Sot, pata kënaqësinë që të mirëpres në zyrën deputetin e Parlamentit të Gjermanisë nga radhët e CDU-së, Peter Beyer. Vendi ynë duhet tê intensifikojë raportet e shkëlqyera deri më tani me aleatin tonë historik Gjermaninë në rrugën e konsolidimit dhe fuqizimit ekonomik.                                                                                                                                Gjermania si njëra ndër vendet që ka mbështetur më së shumti Kosovën, është e vendosur që të rrugëtojë krah nesh edhe në procesin e liberalizimit të vizave dhe Interpol. Koordinimi me shtetin gjerman nëpër të gjitha proceset është shumë i rëndësishëm për ecjen tonë të sigurt”, ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/