LAJMI I FUNDIT:

Murseli: Pacolli gjendet në Tiranë, AKR ende nuk ka marrëveshje me LDK-në

Murseli: Pacolli gjendet në Tiranë, AKR ende nuk ka marrëveshje me LDK-në

Lokacioni i kryetarit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, u bë krye temë këtyre ditëve. E gjithë kjo ndodhi pasi që ai të martën u nis nga Zvicra për tu kthyer në Kosovë, por aterroi në Tiranë.

Po ashtu, në kohën kur po tentohet të bëhet koalicionin qeverisës i LDK-së me partitë tjera dhe janë në kërkim të votave, ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, ka hedh dyshime se pas vizitës së presidentit Hashim Thaçi në Shqipëri, presidenti e ka sjellë në Kosovë kreun e AKR-së.


Megjithatë, këshilltari i Pacollit, Naim Murseli tha për Telegrafin se ai nuk gjendet në Kosovë.

“Po z. Pacolli është në shtëpinë e tij në Tiranë”, tha ai.

Sa i përket arritjes së marrëveshjes me LDK-në, Murseli tha se deri tani nuk ka ndodhur.

Ndryshe, pas deklaratës së Sfeçlës ka reaguar ashpër presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ai i ka quajtur shpifje ordinere, kërcënim dhe shantazh se Pacolli është futur me të në Kosovë.

Pas kësaj, ka reaguar edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti duke thënë se “Presidenti i Kosovës, Thaçi, duhet të pushojë me këto kalime kufiri pa protokoll e në kundërshtim me masat e marra ndaj pandemisë COVID-19”.

“Ai është shembull i keq që qytetarët nuk bën ta ndjekin. Sa për sharjet e fyerjet që m’i bën, duke thirrur me zërin që i dridhet porsi kalama nëpër studiot televizive, e kam zgjidhjen: le ta organizojmë një debat televiziv ku dalim ne të dy, pra, unë Kryeministri në detyrë dhe ai Presidenti jashtë detyrës”, ka pohuar Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori