LAJMI I FUNDIT:

Gjenden dy fëmijët kosovarë të zhdukur në Gjermani, Pacolli falënderon ambasadorin Zemaj

Gjenden dy fëmijët kosovarë të zhdukur në Gjermani, Pacolli falënderon ambasadorin Zemaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i punëve të jashtme, Behgjet Pacolli ka falënderuar ambasadorin e Kosovës në Berlin, Astrit Zemaj, i cili nga momenti kur mori lajmin për zhdukjen e dy fëmijëve nga Kosova në Gjermani, e deri te gjetja e tyre, asnjëherë nuk u ndal.

“E falënderojë shumë Ambasadorin e Kosovës në Berlin, Astrit Zemaj i cili pa lodhje qëndroi në krye të detyrës së tij në mënyrë dinjitoze. Nga momenti kur mori lajmin për mos kthimin në shtëpi ( zhdukjen) e dy fëmijëve, qytetarë të Kosovës, e deri te gjetja e tyre, asnjëherë nuk u ndal, duke i koordinuar punët me institucionet gjermane dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës.


Ju përgëzojë Ambasador”, ka shkruar Pacolli në facebook. /Telegrafi/