LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Brenda dhjetë ditëve rruga “Fehmi Agani” do t’i kthehet normalitetit

Pacolli: Brenda dhjetë ditëve rruga “Fehmi Agani” do t’i kthehet normalitetit

Nënkryetari komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini tha se mendon që brenda dhjetë ditëve do të përfundojnë punimet tek rruga “Fehmi Agani”, në Prishtinë.

Pacolli tha se kjo rrugë më nuk do të jetë në këtë gjendje dhe do t’i kthehet normalitetit.


“Për rrugën ‘Fehmi Agani’, nuk mendoj që është e mrekullueshme ajo zonë aty. Por mendoj që ajo rrugë brenda dhjetë ditëve nuk do të jetë në atë gjendje dhe do t’i kthehet normalitetit. Sot, pas dhjetë dite kur të duash dëgjohemi dhe do të tregoj për atë se çfarë do të jetë ndryshe”, ka thënë Pacolli. /Telegrafi/