LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: AKR nuk e ka bojkotuar Kuvendin

Pacolli: AKR nuk e ka bojkotuar Kuvendin

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj pohimeve për bojkot të seancës, duke thënë se AKR është në seancë dhe janë gjithmonë të përgjigjshëm.

Pacolli në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se ARK nuk do të bllokojë seancat e Kuvendit.


“Nga bankat e Kuvendit, po dëgjoj debatin e kolegëve te VV dhe njëkohësisht po lexoj si AKR ka bojkotuar seancën e Kuvendit. Jo, ne të AKR-së jemi këtu, nuk kemi bllokuar e as që do të bllokojmë seancat e Kuvendit, jemi si gjithmonë të përgjegjshëm”, shkruan Pacolli në Facebook. /Telegrafi/