LAJMI I FUNDIT:

Pa ra borë nuk skijohet: Me “Slow TV” mund ta shikoni gjendjen në shtigjet e skijimit!

Pa ra borë nuk skijohet: Me “Slow TV” mund ta shikoni gjendjen në shtigjet e skijimit!

GjirafaVideo ka lansuar platformën Slow TV, ku kamerat e vendosura në shumë pika të rëndësishme ju mundësojnë t’i shikoni vendet që do t’i vizitoni.

Slow TV, një projekt shumë interesant që ju mundëson t’i shikoni në kohë reale shumë vende të ndryshme, është lansuar në gjirafaVideo. Duke filluar nga rrugët, stacionet, e deri tek shtigjet e skijimit.

Pasi që jemi në një periudhë ku skijimi është atraksioni më i dashur, Slow TV ka vendosur kamera në dy vende që do t’iu interesojnë t’i shikoni, në rast se keni vendosur të skijoni, apo thjesht të pushoni e të shijoni natyrën gjatë dimrit.

Bogë

Kliko KËTU për Slow TV në Bogë

Bukuritë e Bogës janë tashmë të ditura. Ky vend ju mundëson të relaksoheni, të shijoni natyrën, e të skijoni në shtegun e saj simpatik. Duke ditur se koha është e ndryshueshme dhe bora nuk do të jetë gjithmonë e mjaftueshme për të skijuar, ju mund të futeni në Slow TV dhe të shikoni pamjet e Bogës në kohë reale, për 24 orë pa ndërprerje.

Brod

Kliko KËTU për Slow TV në Brod.

Një tjetër vend i bukur që vjen të vizitohet, qoftë për pushim, qoftë për të skijuar. Slow TV ka vendosur kamerën në një pozitë mjaft të volitshme, ku shihet hapësira që ju duhet para se të merrni udhëtimin për në Brod.

Nga tash ju do të keni siguri në udhëtimin tuaj në vikend, e garanci se kur të arrini do ta gjeni vendin të mbushur me borë.