Dy nga fabrikat më të mëdha të automobilave në Rumani, Dacia dhe Ford, kanë ndalur përkohësisht prodhimin për shkak të krizës me furnizimin me energji elektrike në vend.

Kryeministri rumun, Ilie Bolojan, njoftoi se kompanitë kanë vendosur vullnetarisht të pezullojnë aktivitetin e prodhimit deri më 19 gusht 2026, me qëllim uljen e konsumit të energjisë dhe lehtësimin e presionit mbi rrjetin elektrik kombëtar.


Sipas autoriteteve, ndalimi i prodhimit në këto dy fabrika ka ulur konsumin kombëtar të energjisë me rreth 200 megavatë.

Qeveria njoftoi se edhe kompani të tjera pritet të ndërmarrin masa të ngjashme për të reduktuar përdorimin e energjisë gjatë kësaj periudhe.

Kriza energjetike ka krijuar vështirësi për sektorin industrial rumun, ndërsa autoritetet po përpiqen të stabilizojnë furnizimin dhe të shmangin ngarkesën e tepërt në rrjetin elektrik.

Fabrika e Dacia, pjesë e grupit francez Renault, dhe uzina e Ford në Rumani janë ndër objektet më të rëndësishme të industrisë së automobilave në vend dhe punësojnë mijëra persona. /Telegrafi/