Artisti shqiptar, Ozzy, ka publikuar projektin e ri muzikor të titulluar “Hejtera”.

Këngëtari i njohur i skenës shqiptare ka bërë një paraqitje të veçantë edhe në videoklip.


Producimi i këngës është bërë nga Nolly me video nga Alpha Films.

Screenshot 14 8 Foto: Screenshot/YouTube

Kjo këngë tashmë është publikuar në YouTube dhe në të gjitha platformat e tjera muzikore.

Ozzy tashmë ka lansuar disa këngë, të cilat janë pritur mirë nga fansat dhe publiku.

Screenshot 15 5 Foto: Screenshot/YouTube

Ai ka premtuar edhe shumë projekte të tjera që do t’i sjellë në ditët në vijim. /Telegrafi/