Mesut Ozil pak ditë më parë ka rinovuar kontratën e tij me Arsenalin.

Dhe, tifozët e klubit londinez kanë pasur të drejtë që të gëzohen me këtë rinovim, e disa e quajtën si "transferimi më i madh".


Tifozët kanë të drejtë për këtë, pasi pikërisht Ozil është lojtari më kreativ në Evropë.

ozil 1

Ai që nga viti 2006 ka krijuar gjithsej 1006 raste, duke lënë prapa Dimitri Payet me 923 raste dhe Cesc Fabregas me 908 raste.

Lionel Messi gjendet në vendin e pestë të kësaj liste me 803 raste të krijuara.

MesutOzilArsenalvAFCBournemouthPremier20RQ5GVQcpox Foto: Getty Images

Kjo listë është e vlefshme për top pesë kampionatet më të forta në Evropë.

Arsenali ditë më parë konfirmoi transferimin e Pierre - Emerick Aubameyang, i cili mund ta ndihmojë gjermanin që ta rrisë edhe më shumë numrin e rasteve të krijuara. /Telegrafi/

telegrafi sport app