LAJMI I FUNDIT:

OVLUÇK fton Prokurorinë e shtetit për të zbardhur rastet e dallavereve me veteranë

OVLUÇK fton Prokurorinë e shtetit për të zbardhur rastet e dallavereve me veteranë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka inkurajuar organet e drejtësisë për vënien para përgjegjësisë të gjithë ata që kanë shkelur ligjin, që kanë kryer vepra penale dhe kanë manipuluar me listat e veteranëve.

OVL UÇK në njoftimin për media thekson se është kundër fushatës së mediave dhe individëve të caktuar, që përmes rasteve individuale të njollosin të gjithë veteranët e luftës së UÇK-së.


Në njoftim thuhet se përgjegjësia penale është individuale dhe të gjithë ata që kanë kryer vepra, duhet të përgjigjen para ligjit, pavarësisht se çfarë kategorie të qytetarëve i takojnë.

“OVL UÇK ka shprehur gatishmërinë që të bashkëpunoj me prokurorinë e shtetit, për të hetuar dhe zbardhur të gjitha rastet e manipulimit me listat e veteranëve. Mirëpo, është kundër dhe dënon fushatën mediale dhe fyerjet që i bëhen organizatës dhe kryetarit të saj Hysni Gucati”, thuhet në njoftim.

Sipas OVLUÇK-së, kryetari Gucati është njeri i dëshmuar në luftë, në të cilën dha edhe gjymtyrët e tij.

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori