LAJMI I FUNDIT:

OVL UÇK: Vendim i duhur lirimi i veteranit Sabit Geci për shkak të gjendjes shëndetësore

OVL UÇK: Vendim i duhur lirimi i veteranit Sabit Geci për shkak të gjendjes shëndetësore

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, përmes një reagimi ka shprehur shqetësimet lidhur me rastin e veteranit Sabit Geci.

Në reagim thuhet se duke e ditur gjendjen shëndetësore të Gecit, është vendim i duhur lirimi i tij.


Kosnett me kritika të ashpra pas lirimit të një personi i dënuar me 15 vjet burgim për krime lufte në rastin "Kukësi”
Lexo po ashtu Kosnett me kritika të ashpra pas lirimit të një personi i dënuar me 15 vjet burgim për krime lufte në rastin "Kukësi”

“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, është e shqetësuar për rastin e veteranit-invalidit të luftës z. Sabit Geci, i cili është maltretuar kohë të gjatë, duke u mbajtur padrejtësisht nëpër burgje, për shkak të gjykimeve ‘për krime lufte’ që për ne ishin dhe janë procese të montuara politike”, thuhet në reagimin e OVL UÇK.

Ndryshe ditë më parë Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut përmes një njoftimi për media ka reaguar lidhur me pezullimin e dënimit të Sabit Gecit për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

KMDLNj deklarohet rreth debatit ndërmjet ministrit Tahiri dhe ambasadorit Kosnett
Lexo po ashtu KMDLNj deklarohet rreth debatit ndërmjet ministrit Tahiri dhe ambasadorit Kosnett

Sipas KMDLNj-së, ky vendim është i drejtë.

Reagimi i plotë i OVL UÇK:

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, është e shqetësuar për rastin e veteranit-invalidit të luftës z. Sabit Geci, i cili është maltretuar kohë të gjatë, duke u mbajtur padrejtësisht nëpër burgje, për shkak të gjykimeve “për krime lufte” që për ne ishin dhe janë procese të montuara politike.

Duke e ditur gjendjen shëndetësore të z. Geci, i cili përballet me sëmundje të rënda, sëmundje të cilat janë edhe me diagnoza të njëjta nga ana e mjekëve të UNMIK, EULEX, Turqisë dhe Kosovës, neve na ka ardhur mirë që drejtësia e liroi gjashtë muaj për shkaqe shëndetësore.

Lidhur me këtë lirim, jemi habitur me reagimin e ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, z. Philip Kosnett dhe pyesim se a ka të drejtë të përzihet në drejtësi, dhe pse nuk reagon për mosgjykimin e serbëve, të cilët kanë bërë dhunime, djegie, shkatërrime dhe krime deri në gjenocid.

Duke pasur parasysh që EULEX nuk ka më mandat për këto gjëra, pyesim: A kaq e paaftë është Prokuroria Speciale e Kosovës, që të dërgoi kërkesë në EULEX, për zbutje të dënimit të z. Geci, kur e di që kjo gjë në kompetencë të kujt është.
Për fund: Ne mendojmë se vendorët dhe ndërkombëtarët kënaqen vetëm atëherë kur Sabit Geci është i vdekur./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori