LAJMI I FUNDIT:

OVL e UÇK: Time Kadrijaj do të dëshmojë pastërtinë e luftës çlirimtare

OVL e UÇK: Time Kadrijaj do të dëshmojë pastërtinë e luftës çlirimtare

Kryesia e OVL UÇK ka reaguar pas ftesës për ish-ushtaren e luftës çlirimtare të Kosovës Time Kadrijaj nga ana e Gjykatës Speciale.

“Për më shumë se një dekadë, ishim dëshmitarë të dështimit total të drejtësisë ndërkombëtare në Kosovë, e cila përmes mekanizmave të ashtuquajtur të drejtësisë, vazhdimisht ka organizuar komplote kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në reagim.

Time Kadrijaj, tregon se në çfarë cilësie do të intervistohet më 18 shtator në Gjykatën Speciale
Lexo po ashtu Time Kadrijaj, tregon se në çfarë cilësie do të intervistohet më 18 shtator në Gjykatën Speciale

Kryesia e OVL UÇK-së thotë se specialja do të dështojë në këtë drejtim dhe se të gjithë luftëtarët e UÇK-së, përfshirë Time Kadrijaj, do të dëshmojnë pastërtinë e luftës sonë çlirimtare.

Ish-deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj do të intervistohet më 18 shtator nga Gjykata Speciale në Hagë. /Telegrafi/