LAJMI I FUNDIT:

OVL e UÇK-së: Protestë gjithëpopullore më 9 korrik, në mbrojtje të luftës çlirimtare

OVL e UÇK-së: Protestë gjithëpopullore më 9 korrik, në mbrojtje të luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka bërë të ditur se më 9 korrik do të mbahet protestë gjithëpopullore në Prishtinë me moton “në mbrojtje të Luftës Çlirimtare”.

Në njoftimin për media thuhet se Gjykata Speciale është e ndikuar politikisht.


Lexoni të plotë njoftimin:

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe Shoqata e ish të Burgosurve Politik të Kosovës, pas takimit të mbajtur më datën 30.06.2020 dolën me këto përfundime:

Në mënyrë unanime, edhe një herë u tha se jemi kundër gjykatës së tillë speciale me seli në Hagë,

U konstatua se bërja publike e ngritjes së aktakuzës së pakonfirmuar dhe momenti në të cilin u bë, tregon qartë atë që është thënë vazhdimisht se kjo gjykatë e sidomos prokuroria në Hagë, është e ndikuar politikisht, gjë që e bën të kundërligjshëm gjithë procesin,

Ngritja e kësaj aktakuze është bërë me qëllim të caktuar, e sidomos për ta penguar procesin e dialogut Kosovë-Serbi,

Të kërkohet nga Kuvendi i Kosovës që ta ndryshoj ligjin për Gjykatën speciale, për arsye se duhet të gjykohen të gjitha krimet dhe gjenocidi i kryer nga Serbia në Kosovë,

Mbahet protestë gjithëpopullore në Prishtinë me datën 9 korrik 2020 me moton “Në mbrojtje të Luftës Çlirimtare. /Telegrafi/