LAJMI I FUNDIT:

OVL e UÇK kërkon komision ad hoc për pastrimin e listave të veteranëve (Video)

OVL e UÇK kërkon komision ad hoc për pastrimin e listave të veteranëve (Video)

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk besojnë në pastrimin e listave të veteranëve dhe invalidëve nga ana e Prokurorisë. Ata thonë se zgjidhje rreth kësaj mund të bëhet me formimin e një komisioni Ad Hoc i cili do të kontrollonte çdo aplikacion.

Smajl Elezaj, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, OVL-UÇK, ka thënë për Tribuna Channel se shkaktar kryesor i kësaj gjendje është ligji i miratuar në Kuvendin e Kosovës.


Elezaj ka thënë se nuk lejojnë që të shkëputen pensionet për veteranët ngase mendon se propaganda për numrin e rritur të veteranëve është e madhe, ngase, siç tha ai, Qeveria nuk paguan 46 mijë veteranë, por rreth 23 mijë, sepse të tjerët janë në marrëdhënie pune.