LAJMI I FUNDIT:

Ostreni: Kush do të garojë në zgjedhje me ”Aleanca për shqiptarët” do të vendosin institucionet

Ostreni: Kush do të garojë në zgjedhje me ”Aleanca për shqiptarët” do të vendosin institucionet

Në vigjilje të zgjedhjeve lokale në Maqedoni, LR-PDSH me vendim të kryesisë qendrore ndërroi emrin dhe tani quhet ”Aleanca për shqiptarët” emër ky që në zgjedhjet e fundit parlamentare të 11 dhjetorit u përdor si emër i koalicionit parazgjedhor së bashku me RDK-në dhe Uniteti-n, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i UNITETI-t, Gëzim Ostreni, në një intervistë për medial.mk ka folur edhe për këtë çështje duke thënë se LR-PDSH i largoi nga ky koalicion.


Ostreni gjithashtu tha se para zgjedhjeve lokale, deri më 14 shtator, Komisioni Shtetëror Zgjedhor dhe gjykatat e vendit duhet të vendosin se kujt i takon ”Aleanca për shqiptarët”. LR-PDSH-së apo UNITETI-t dhe RDK-së në anën tjetër.

Përndryshe, edhe kryetari i RDK-së, Vesel Memedi kishte reaguar për marrjen e emrit duke e akuzuar LR-PDSH-në për falsifikues të marrëveshjes në mes tre partive. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Plagosen dy persona në Ferizaj

Plagosen dy persona në Ferizaj

Kronika e Zezë
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori