LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Vonesat në pranimin teknikë të objekteve për shkak të joprofesionalizmit

Osmani: Vonesat në pranimin teknikë të objekteve për shkak të joprofesionalizmit

Arkitekti Valdet Osmani, ka thënë gjatë një prononcimi për Telegrafin se vonesat për pranim teknik të objekteve banesore në Komunën e Prishtinës, janë për shkak të mungesës së stafit dhe njerëzve profesional.

Sipas tij, me udhëzim administrativ dhe Ligjin e Ndërtimit, brenda 30 ditëve duhet të kryhet pranimi teknikë për lëndët e kompletuara, por kjo nuk ndodh, siç thotë Osmani, për shkak se Inspektorati i Komunës së Prishtinës është jo profesional.


Pranimi teknik i objekteve: Me hapa të breshkës, për shkak të mungesës së stafit
Lexo po ashtu Pranimi teknik i objekteve: Me hapa të breshkës, për shkak të mungesës së stafit

“Deri të aplikohet procesi i licencimit, duhet që kompania me Komunën t’i paraqes emrat e personave përgjegjës që me ligj duhet të jenë të kualifikuar (diplomuar) derisa të këtë licencë. Jam në një pranim teknik për një objekt banesor, vet kryetari dhe kompanitë dhe inspektorati nuk i kanë kryer punët sipas ligjit”, tha ai.

Arkitekti Osmani thotë se Komuna e Prishtinës, është duke bërë shkelje procedurale dhe ligjore.

“Për ta përshpejtuar pranimin teknik të objekteve të reja banesore, duhet që Komuna e Prishtinës t’i publikojë të gjitha vendimet për komisione teknike, për cilat projekte dhe t’i shqiptojë gjobat për ata që se respektojnë ligjin duke përfshirë edhe profesionistëve ashtu siç parasheh ligji”, thekson Arkitekti Valdet Osmani.

Sipas tij, ka keqpërdorime edhe gjatë caktimit të komisioneve. /Telegrafi/