Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani sot ka qëndruar në Dobrajën e Madhe, në komunën e Lipjan, ku është pritur nga qytetarë dhe përfaqësues lokalë.

Gjatë vizitës së saj, Osmani ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen dhe mikpritjen e banorëve të kësaj zone, duke falënderuar gjithashtu strukturat lokale për organizimin e takimit.


“Faleminderit Dobrajë e Madhe! Faleminderit Lipjan! Faleminderit kryetar Imri Ahmeti”, ka deklaruar Osmani.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, të cilin Osmani e falënderoi për mbështetjen dhe kontributin e tij në organizimin e aktivitetit. /Telegrafi/