LAJMI I FUNDIT:

Osmani uron udhëheqësin e ri të CDU-së, shpreson të vazhdojë trashëgiminë e kancelares Merkel

Osmani uron udhëheqësin e ri të CDU-së, shpreson të vazhdojë trashëgiminë e kancelares Merkel
Vjosa Osmani (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

U.d e presidentit, Vjosa Osmani ka uruar e në detyrën e tij të re, në krye të CDU-së, Armin Laschet.

Osmani përmes një postimi në Twitter ka shkruar se ka besim që Laschet do të vazhdojë trashëgiminë e kancelares, Angela Merkel.


“Urime të përzemërta për Armin Laschet për zgjedhjen si udhëheqës i CDU-së. Kam besimin se zotëri Laschet do të vazhdojë trashëgiminë e jashtëzakonshme të kancelares Merkel. Pres gjithashtu që të punojmë së bashku në promovimin e vlerave dhe avancimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve tona”, ka shkruar Osmani. /Telegrafi/