LAJMI I FUNDIT:

Osmani udhëton për në Greqi për Samitin e vendeve të Evropës Juglindore

Osmani udhëton për në Greqi për Samitin e vendeve të Evropës Juglindore

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, do të udhëtojë për në Greqi ku do të marrë pjesë në Samitin e krerëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Në këtë samit, Osmani do t’i bashkohet krerëve të 13 shteteve për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për të garantuar paqe, siguri, stabilitet, zhvillim ekonomik, politik e shoqëror në rajon.


Gjithashtu, Samiti i SEECP-së do të përqendrohet edhe në zhvillimeve e fundit në Evropë, përfshirë luftën në Ukrainë, si dhe ndikimin e tyre në vendet e rajonit.

Në komunikatën për media bëhet e ditur se gjatë Samitit të SEECP-së, Osmani do të ketë takim bilateral me nikoqirin e samitit, kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis, si dhe me pjesëmarrës tjerë. Presidentja Osmani do të marrë pjesë në darkën zyrtare të samitit me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz dhe me Presidentin e Këshillit të BE-së, Charles Michel.

Në këtë Samit të SEECP-së, presidentja Osmani do të flasë edhe për rolin që Republika e Kosovës po luan në ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në rajon; rëndësinë e bashkëpunimit rajonal duke u bazuar në parimet e barabarësisë dhe gjithëpërfshirjes, si dhe për nevojën për ta përshpejtuar perspektivën euro-atlantike për Kosovën dhe vendet e tjera demokratike në rajon.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Lajme
Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Drejtësi
Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Politikë
Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Lajme
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori