LAJMI I FUNDIT:

Osmani udhëton drejt Finlandës, do të marr pjesë në varrimin e Martti Ahtisaarit

Osmani udhëton drejt Finlandës, do të marr pjesë në varrimin e Martti Ahtisaarit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Finlandë.

Sipas njoftimit për media bëhet e ditur se me ftesë të qeverisë  finlandeze, Presidentja Osmani krahas krerëve shtetëror nga vende të tjera të botës do të marrë pjesë në varrimin e ish-presidentit të  Finlandës dhe kryenegociatorit për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari.


“Në delegacionin shtetëror të Presidentes do të jetë edhe ish-Presidenti Fatmir Sejdiu. Funerali i presidentit Ahtisaarit do të mbahet më 10 nëntor”, thuhet në njoftim.

Ndërron jetë Martti Ahtisaari
Lexo po ashtu Ndërron jetë Martti Ahtisaari

Martti Ahtisaari ndërroj jetë më 16 tetor në moshën 86 vjeç. Ahtisaari u tërhoq nga jeta publike për shkak të demencës në shtator të vitit 2021.

Martti Ahtisaari ishte presidenti i dhjetë i Finlandës në vitet 1994–2000.

Ai gjithashtu pati një karrierë të gjatë si ndërmjetës ndërkombëtar i paqes – për të zgjidhur konfliktet ndërkombëtare përfshirë Kosovën, Irakun, Namibinë dhe Indonezinë. /Telegrafi/