LAJMI I FUNDIT:

Osmani takon ministrin turk të Mbrojtjes, flasin për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë

Osmani takon ministrin turk të Mbrojtjes, flasin për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti të martën në takim ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Yasar Guler.

Presidenca njoftoi se Osmani e uroi për pozitën e tij si ministër në Republikën e Turqisë, si dhe e falënderoi Turqinë e në veçanti presidentin Erdogan për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës.


Ministri i Mbrojtjes së Turqisë pritet me nderime të larta shtetërore në Kosovë
Lexo po ashtu Ministri i Mbrojtjes së Turqisë pritet me nderime të larta shtetërore në Kosovë

“Gjatë takimit me ministrin u diskutua për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me theks të veçantë në trajnimet e FSK-së dhe shkëmbimin e intensifikuar me qëllim të avancimit të bashkëpunimit të përgjithshëm në fushën e sigurisë”, thuhet në komunikatën për media.

Ministri bëhet e ditur se konfirmoi mbështetjen e palëkundur për Kosovën.

“Më tej, Ministri Guler u shpreh mirënjohës ndaj Republikës së Kosovës veçmas me solidarizimin dhe ndihmën që Republika e Kosovës i pati ofruar Turqisë pas tërmetit shkatërrues në këtë shtet”, njoftoi Presidenca.

Në takim, Osmani thuhet se foli edhe për gjendjen aktuale të sigurisë në Kosovë, si dhe për aktin e agresionit dhe sulmin terrorist të Serbisë që ndodhi më 24 shtator në Republikën e Kosovës, me ç’rast potencoi se garantimi dhe mbrojtja e sigurisë në vend janë prioritet.

“Konfirmoi gatishmërinë dhe rëndësinë e bashkëpunimit me aleatët në këtë drejtim”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/