Presidentja Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me Këshillin e Atlantikut të Veriut (North Atlantic Council - NAC), duke e cilësuar atë si jashtëzakonisht të rëndësishëm në një moment vendimtar për vendin dhe rajonin.

Në këtë takim, Osmani theksoi përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave euroatlantike dhe bashkëpunimit me NATO-n.


Ajo nënvizoi rolin kyç që forcat e NATO-s kanë për sigurinë jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë rajonin.

"Kosova si partnere serioze dhe e besueshme do të vazhdojë të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin afatgjatë," deklaroi Osmani pas takimit.

Diskutimet në këtë takim u përqendruan rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe rajon, duke riafirmuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe NATO-s.