LAJMI I FUNDIT:

Osmani takoi themeluesin e KAEF: Investimi në arsim, prioritet i vazhdueshëm

Osmani takoi themeluesin e KAEF: Investimi në arsim, prioritet i vazhdueshëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim themeluesin e Fondit Kosovaro-Amerikan për Edukim (KAEF), Dale Pfeiffer dhe dhe bashkë-kryesuesen e fondit, Jeta Zagraxha.

Osmani ka falënderuar Pfeiffer për mbështetjen që i ka dhënë dhe po i jep Kosovës ndër vite që nga koha ku ka qenë në krye të zyrës së USAID-it.

“Në takim është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë në fuqizimin e sferës së arsimit. Investimi në arsim, sipas Presidentes Osmani është prioritet i vazhdueshëm. Sipas saj, arsimi duhet të shndërrohet në shtyllë të zhvillimit dhe punësimit”, thuhet në njoftimin për media.


Në këtë kontekst, Osmani ka falënderuar SHBA-të për mbështetjen në sektorin e arsimit nëpërmjet USAID-it dhe programeve të tjera.

Që nga themelimi i KAEF-it, mbi 100 studentë kanë ndjekur studimet e tyre të masterit në Shtetet e Bashkuara përmes bursës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori