LAJMI I FUNDIT:

Osmani takim me kryeministrin e Kuvajtit: Dialogu me Serbinë duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë

Osmani takim me kryeministrin e Kuvajtit: Dialogu me Serbinë duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Nju Jork ka takuar kryeministrin e Kuvajtit, Sheikh Sabah Al-Khaled Al-Hamad Al-Sabah, të cilin e ka falënderuar për kontributin e shtetit të tij për Kosovën.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve u vlerësuan të mira, teksa presidentja Osmani i kërkoi kryeministrit të Kuvajtit përkrahje që ky vend të vazhdojë mbështetjen e Kosovës për forcimin e mëtejmë të subjektivitetit ndërkombëtar.

“Në këtë kontekst, presidentja Osmani kërkoi mbështetjen e kryeministrit Al-Hamad Al-Sabah në përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, si dhe të ushtrojë ndikim pozitiv në vendet e Organizatës Islamike, të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që ta bëjnë këtë, duke qenë se pavarësia e Kosovës është realitet i pakthyeshëm dhe i shërben stabilitetit dhe paqes në rajon.


Më tej, Presidentja Osmani shprehu gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve me Kuvajtin. Në këtë kontekst, ajo përmend praninë e ushtarëve të FSK-së në misionin paqeruajtës në Kuvajt, të cilët ndodhen në këtë shtet në kuadër të angazhimit të përbashkët me ushtarët amerikanë nga Garda e Iowas”, vijon njoftimi.

Tutje, në njoftim theksohet se presidentja Osmani dhe kryeministri Al-Hamad Al-Sabah u pajtuan për ta finalizuar nënshkrimin e disa marrëveshjeve, përfshirë edhe atë mbi “Statusin e Anëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë Stacionit të tyre të përkohshëm në Shtetin e Kuvajtit”. Presidentja ka theksuar se Kosova synon ta finalizojë edhe një marrëveshje për mbrojtjen e ndërsjellë dhe promovimin e investimeve të huaja.

Ndërkaq, sa i përket aktualitetit në Kosovë, Presidentja Osmani ka theksuar se pala kosovare synon vazhdimin e dialogut me Serbinë.

“Dialogu me Serbinë duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë”, tha presidentja Osmani.

Kryeministri Al-Hamad Al-Sabah, ndërkaq, e ka përgëzuar Kosovën për arritjet dhe ka shfaqur gatishmëri për bashkëpunim të mëtejmë mes dy vendeve, si dhe realizimin e projekteve të rëndësishme, të cilat do t’i shërbenin popullit të Kosovës.

Të dy palët u pajtuan për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve diplomatike, si dhe mirëpritën idenë për hapjen e ambasadës së Kosovës në Kuvajt dhe atë të Kuvajtit në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
5 vjet e 5 muaj burg dhe 10 vjet dëbim për kosovarin që ka shpërthyer bankomatin në Zvicër

5 vjet e 5 muaj burg dhe 10 vjet dëbim për kosovarin që ka shpërthyer bankomatin në Zvicër

Lajme
Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Drejtësi
Kalo në kategori