LAJMI I FUNDIT:

Osmani takoi drejtoreshën e re të UNICEF-it në Kosovë, flasin për edukimin e hershëm të fëmijëve

Osmani takoi drejtoreshën e re të UNICEF-it në Kosovë, flasin për edukimin e hershëm të fëmijëve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim drejtoreshën e re të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Nona Zicherman, të cilën e ka përgëzuar dhe për detyrën dhe i ka uruar sukses në angazhimin e saj. Më tej, Presidentja Osmani ka shfaqur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me UNICEF-in.

“Në këtë kontekst Presidentja Osmani ka theksuar domosdoshmërinë e krijimit të mundësive për edukimin e hershëm të fëmijëve, sigurimin e infrastrukturës së nevojshme për qasje në institucionet parashkollore, ngritjen e cilësisë në arsim, si dhe sigurimin e barazisë gjinore.

Më tej, Osmani potencoi rëndësinë e ngritjes së kualitetit të shërbimeve mjekësore për fëmijë, mbështetjes për fëmijët me nevoja të veçanta si dhe grupet e margjinalizuara”, thuhet në njoftim.


Kurse drejtoresha e re e UNICEF-it, Zicherman ka falënderuar Presidenten Osmani për gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit për avancimin e agjendës për të drejtat e fëmijëve, zhvillimin e fëmijërisë se hershme, gjithëpërfshirjen dhe përmirësimin e kualitetit të arsimit në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori