LAJMI I FUNDIT:

Osmani takoi ambasadoren e Finlandës, diskutuan për bashkëpunimin mes dy vendeve

Osmani takoi ambasadoren e Finlandës, diskutuan për bashkëpunimin mes dy vendeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, me të cilën bisedoi për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Finlandës.

Osmani ia shprehu mirënjohjen e saj shtetit dhe popullit finlandez për përkrahjen e vazhdueshme të cilën ia ka ofruar Kosovës dhe u shpreh e lumtur për raportin e shkëlqyer ndërmjet dy vendeve.


“Qeveria finlandeze e ka përkrahur në vazhdimësi Kosovën. Pres që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej, në fusha të rëndësishme, siç janë: arsimi, shëndeti publik, politikat rinore, por edhe në procesin e integrimit më të shpejtë të vendit tonë në strukturat euroatlantike”, u shpreh Osmani.

Ndërkohë, ambasadorja i Finlandës, Stjernvall, ritheksoi gatishmërinë e shtetit të saj për ta vazhduar bashkëpunimin e mëtejmë. Finlanda, sipas saj, do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën në shumë fusha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori