LAJMI I FUNDIT:

Osmani takohet me emirin e Katarit, flasin për trajtimin e invalidëve të luftës së UÇK-së

Osmani takohet me emirin e Katarit, flasin për trajtimin e invalidëve të luftës së UÇK-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,është pritur në takim nga emiri i Katarit, Sheikh Tamim Bin Hamad Al Thani, ka biseduar edhe për çështjen e trajtimit të invalidëve të luftës nga radhët e UÇK-së, që kanë nevojë për shërbime protoetike.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur në takim nga emiri i Katarit, Sheikh Tamim Bin Hamad Al Thani, ka biseduar edhe për çështjen e trajtimit të invalidëve të luftës nga radhët e UÇK-së, që kanë nevojë për shërbime protoetike.


Osmani po qëndron për vizitë në Katar.

“Në takim u diskutua për thellimin e mëtejshëm të raporteve dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme siç janë: shëndetësia, turizmi malor, infrastruktura, si dhe projekte të tjera me rëndësi për Kosovën. Në veçanti u diskutuan një sërë projektesh investive në sektorë strategjik për të cilat do të vazhdojnë diskutimet përmes ekipeve përkatëse në ditët në vijim. Presidentja Osmani gjatë takimit ka shtruar edhe çështjen e trajtimit të invalidëve të luftës nga radhët e UÇK-së, të cilët kanë nevojë për shërbime protetike”, ka njoftuar Presidenca.

Sipas njoftimit të Zyrës së Presidencës, Osmani gjatë takimit me emirin e Katarit ka biseduar po ashtu edhe për thellimin e raporteve dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme mes dy vendeve.

Gjatë takimit u diskutua edhe për rritjen e mbështetjes në fuqizimin e pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Presidentja ka falënderuar Emirin e Katarit për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe popullit të saj”, ka njoftuar Presidenca.

Në trend Lajme

Më shumë
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa

A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa

Muhamet Hajrullahu
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Lajme
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

Lajme
Kalo në kategori