LAJMI I FUNDIT:

Osmani: S’kam plan të takohem me Vuçiqin, aleatët të na ndihmojnë në ndaljen e veprimeve destabilizuese të Serbisë

Osmani: S’kam plan të takohem me Vuçiqin, aleatët të na ndihmojnë në ndaljen e veprimeve destabilizuese të Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po merr pjesë në Samitin e liderëve evropianë në Moldavi, tha se nuk e ka në plan që të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në një deklarim për media, Osmani deklaroi se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë organizohet në Bruksel dhe i takon Bashkimit Evropian që të përcaktojë datën kur është e domosdoshme që të bëhet një takim i tillë.

Osmani sot takohet me Macron dhe Scholz
Lexo po ashtu Osmani sot takohet me Macron dhe Scholz

Ajo po ashtu u shpreh se shtetet aleate duhet të ndihmojnë në ndaljen e veprimeve destabilizuese të Serbisë në veri, derisa shtoi se duhet të kërkohet edhe zbatimi i marrëveshjeve të dakorduara në Bruksel.


“Ne si rajon e në veçanti si Kosovë jemi vazhdimisht përball sfidës së ndikimeve hibride që Rusia dhe satelitët e saj janë duke tentuar që t’i shtyjnë përpara për ta destabilizuar Evropën. Serbia vazhdimisht ka shërbyer si satelit i Rusisë. Unë jam këtu për të kërkuar përkrahjen e partnerëve tanë për t’i luftuar këto tendenca si dhe të parandalohet ndikimi i këtyre tendencave dhe propagandës. Vuçiqi është i interesuar që përmes bandave kriminale të destabilizojë vendin, s’duhet të lejohet një gjë e tillë… Prandaj, koordinimi me aleatët tanë është shumë i rëndësishëm”.

Gjatë këtij samiti, presidentja tha se do të ketë takime me shumë liderë evropianë, teksa theksoi se është e rëndësishme të takohet me ta për t’iu shpjeguar se çka po ndodh aktualisht në veri.

“Përveç presidentit Macron dhe kancelarit Scholz, kam takime me pothuajse të gjithë liderët që marrin pjesë në këtë samit. Është me rëndësi që të kërkojmë përkrahjen e tyre për aplikimin e Kosovës në BE dhe ecjen përpara në Këshill të Evropës, por edhe të shpjegojmë në detaje se çka po ngjan në veri të Kosovës. Një numër i madh i liderëve kanë shprehur interesim për t’u takuar në mënyrë që të gjejmë një zgjidhje për shtensionimin e situatës. Po ashtu, do të kërkoj ndihmën e tyre që t’i luftojnë grupet kriminale në veri që po destabilizojnë vendin tonë”, shtoi Osmani.

“Është me rëndësi që nga Serbia të kërkohet t’i ndalë veprimet destabilizuese dhe bandat e saj kriminale. Këto janë grupe që janë në listën e zezë të SHBA-së dhe të Mbretërisë së Bashkuar. Ata po terrorizojnë edhe qytetarët serbë çdo ditë. Na duhet ndihma e aleatëve të jemi më të fokusuar në luftimin e grupeve, por urdhri ndaj tyre vjen nga Vuçiqi. Dihet mirë kush i nxit ato të përdorin dhunë në Kosovë, pra presioni duhet të jetë te Beogradi që ta ndalin dhunën… Kur ka dhunë, çdo zgjidhje përpara mund edhe të fokusohet në implementimin e Marrëveshjes së Brukselit”, përfundoi ajo./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Lajme
Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Lajme
Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme
Kalo në kategori