Kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës Veriore nga Iniciativa Qytetare Mitrovica, Betim Osmani, ka folur lidhur me kandidimin e tij dhe arsyen pse qytetarët duhet t’ia japin votën në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit që do të mbahen në veri.
Ai, gjatë një interviste për KosovaPress, ka përmendur problemet e shumta me të cilat ballafaqohen qytetarët e veriut të Mitrovicës, siç janë përmbytjet nga vërshimet e fundit, çështja e ujit të pijshëm, kthimi i shqiptarëve në atë pjesë, çështja e sigurisë etj., për të cilat tha se janë emergjente dhe duan zgjidhje të menjëhershme.
‘Ne si Iniciativë Qytetare tash e dy vjet që jemi formuar, kemi qenë gjithmonë në krah me qytetarin… Kështu që tash besoj është një kohë e artë për marrjen e pushtetit në Mitrovicën e Veriut dhe në realizimin e kërkesave të qytetarëve të veriut pa marrë parasysh cilës etni i përkasin…
Ne kemi probleme të shumta. Së pari kisha me cekë disa probleme të cilat janë emergjente që na kanë ndodhur pikërisht në kohën kur pushteti i komunës së Mitrovicës Veriore ka dhënë dorëheqje, do të thotë i kemi qytetarët të cilët janë vërshuar nga lumi Ibër, dhe tash e tre muaj nuk kanë marrë përkrahje ekonomike ose financiare nga institucionet…
Pastaj e kemi ujin që është problem tash e 25 vjet. Pushteti komunal, por edhe ai qendror nuk kanë ndërhyrë, ndërsa janë të prekura tre komuna, Mitrovica e Jugut, Veriut dhe Zveçani, ku janë humbur miliarda litra ujë dhe miliona euro janë humbur tash e 25-26 vite, do të thotë edhe këtu do të ndërmarrim hapa shumë shpejtë sepse është çështje emergjente.
Po ashtu kemi raste tjera p.sh. te ‘Lagjja e doktorëve’ është shembur një kodër, ku në qoftë se nuk ndërhyhet shpejtë rrezikohen të shemben edhe katër shtëpi të komunitetit serb… Pastaj kemi probleme shumë, siç është kthimi, siguria’, ka thënë Osmani.
Osmani deklaruar se gjendja e sigurisë nuk është e keqe, andaj ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve dhe se disponimi i qytetarëve për pjesëmarrje në këto zgjedhje është në nivel.
Ai potencoi se nuk do të ketë incidente, ndërsa tha se serbët e këtushëm janë lodhur tashmë nga presioni i Serbisë dhe Listës Serbe për të mos lejuar integrimin e tyre në institucionet e Kosovës.
“Gjendja e sigurisë nuk është e keqe në qoftë se institucionet e sigurisë e bëjnë punën e vet. Është jashtë logjikës nëse Mitrovica është anembanë e pajisur me kamera dhe institucionet tona nuk bëjnë arrestime, kjo nuk është normale…
Besoj se nuk do të ketë incidente. Qytetarët e komunitetit serb në këtë situatë janë shumë të lodhur nga presioni që vjen nga Serbia, por edhe nga Lista Serbe, si për të mos dalë në votime ashtu edhe në integrimin e tyre në institucionet e Kosovës… Po besoj se ka kushte për zgjedhje dhe disponimi i qytetarëve është shumë i mirë për të dalë në zgjedhje”, tha ai.
Osmani ka apeluar tek qytetarët që të dielën të dalin në numër sa më të madh për ta shfrytëzuar të drejtën e votës.
Ai premtoi gjithashtu se do të jetë kryetar shumë më i mirë për qytetarët sesa dy paraardhësit e tij të mëparshëm.
“Të gjithë qytetarëve të veriut ju bëj thirrje që të dalin në zgjedhje, ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për përfaqësim… Do të jem përfaqësimi i tyre më i mirë, dhe ju garantoj se do të jem shumë më i mirë sesa dy kryetarët që i kemi pasur deri tani në Mitrovicën e Veriut’, tha Osmani.
Përpos Osmanit, për kryetar të Komunës së Mitrovicës Veriore garojnë edhe Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Taulant Kelmendi nga Partia Demokratike e Kosovës. Të drejtë vote në këtë komunë kanë 18,118 qytetarë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjykata Speciale, edhe nëntë viktima të tjera pranohen për të marrë pjesë në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Regjistrohet edhe kryeministri Kurti: Ishte proces i thjeshtë dhe i shpejtë
“Kushtëzimi” i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri
Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro
Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit