LAJMI I FUNDIT:

Osmani-Peach: Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbështesë integrimin e Maqedonisë në BE

Osmani-Peach: Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbështesë integrimin e Maqedonisë në BE

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani pati takim me të Dërguarin Special të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, përgjegjës për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, i cili po qëndron për vizitë pune dyditore në vendin tonë, njoftojnë nga MPJ.

Në takim, theksojnë nga MPJ, Osmani e përshëndeti angazhimin intensiv të Peach në rajonin e Ballkanit Perëndimor, që e konfirmon edhe përkushtimin konzistent të Mbretërisë së Bashkuar për rajonin tonë.


“Ministri e njoftoi të Dërguarin Special me procesin e fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian dhe të Skriningut, duke shprehur bindje se i njëjti do të kontribuojë në progresin e pashmangshëm eurointegrues, përmes progresit të qëndrueshëm në zbatimin e reformave të BE-së në vend.

Të dy bashkëbiseduesit iu referuan bashkëpunimit të suksesshëm mes dy vendeve në fusha të tjera me interes të përbashkët. Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë partneri ynë i dytë më i madh tregtar dhe një nga investitorët e huaj direkt më të mëdhenj në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Nga atje shtojnë se Peach siguroi se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe procesin e ruajtjes së sigurisë dhe stabilitetit në të gjithë Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që të kapërcehen të gjitha rreziqet dhe pasojat e shkaktuara nga lufta në Ukrainë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori