LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Nëse Haradinaj nuk vepron për taksën, dikush duhet të veprojë për të ruajtur raportet me SHBA (Video)

Osmani: Nëse Haradinaj nuk vepron për taksën, dikush duhet të veprojë për të ruajtur raportet me SHBA (Video)

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Naser Osmani ka thënë se nëse Kryeministri nuk vepron për ruajtjen e raporteve me SHBA-në, dikush në këtë shtet duhet të veprojë.

Osmani, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se qytetarët e Kosovës po vendosen në një situatë ku duhet të zgjedhin janë me Amerikën apo me taksën.


Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë njerëzit që janë në krye të institucioneve të Kosovës asnjëherë nuk duhet të vendosin interesat e tyre personale para raporteve me SHBA-në.

“Faktikisht ne kemi hyrë në sanksionet amerikane, sepse tashmë janë marrë veprimet e para nga ta. Anulimi i vizitave, mosdhënia e 12 milionëve për ushtrinë edhe gjëra të tjerë që janë paralajmëruar”.

Osmani ka thënë se nëse Kryeministri nuk ndërhynë për të zgjidhur çështjen e taksës në raport me interesat e Kosovës, dikush në këtë shtet duhet të veprojë.

“LDK dhe Vetëvendosje si parti opozitare nuk e kanë fuqinë për të ndërhyrë, sa e kanë njerëzit që janë në institucione, në këtë rast Presidenti i Kosovës dhe Kryeministri. Nëse Kryeministri nuk vepron, atëherë dikush duhet të veprojë në këtë shtet, por nuk duhet të vihet në luhatje interesi madhor i Kosovës”, tha ndër të tjera Naser Osmani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori