Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova është e vendosur për të vazhduar me reforma dinamike që forcojnë më tej demokracinë, mbështesin sundimin e ligjit si dhe rrisin standardet e jetesës për të gjithë qytetarët.
Derisa ka folur në takim vjetor të liderëve të rajonit në kuadër të Procesit Brdo-Brijuni, Osmani ka thënë se është me rëndësi që Kosova të ecë përpara edhe me statusin e vendit kandidat në BE “në përputhje me zotimin e BE-së për perspektivë anëtarësimi për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor”.
Osmani ka theksuar se Kosova ka shënuar hapa të ndjeshëm suksesi në disa aspekte.
“Kosova është një partner i besueshëm, një fqinj i mirë dhe një partner që punon shumë. Prandaj, mundësia për një lëvizshmëri më të madhe të qytetarëve tanë në zonën Schengen, është gjithashtu një mundësi e madhe për t’ua vërtetuar këtë të gjithëve në BE”, ka thënë Osmani.
Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani ka përmendur edhe përparimin në indekset ndërkombëtare që kanë të bëjnë me luftimin e krimit dhe korrupsionit, të drejtat e njeriut dhe fushën e teknologjisë informative.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Qeveria i kërkon Komunës së Tetovës të ndërpresë punimet për stadiumin e ri, reagon Bilall Kasami
Shala për koalicion pas zgjedhjeve: Vetëvendosjes, “hendek” e jo vija të kuqe
Hetuesja në rastin e Milosheviqit, Tromp: Gjykata Speciale me prapavijë politike, punon për interesa të Serbisë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251