LAJMI I FUNDIT:

Osmani në takime me shefat e diplomacive të Sllovenisë dhe Serbisë

Osmani në takime me shefat e diplomacive të Sllovenisë dhe Serbisë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në margjinat e Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore në Selanik realizoi takim me Zëvendëskryetaren e Qeverisë dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë, Tanja Fajon dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikolla Selakoviq, njoftojnë nga MPJ.

Duke e uruar për formimin e Qeverisë së re të Sllovenisë, theksojnë nga MPJ, Osmani shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme sllovene për përpjekjet e Maqedonisë së Veriut në realizimin e qëllimeve strategjike, veçanërisht të theksuar gjatë Presidencës sllovene me Këshillin e Bashkimit Evropian.


Ministrat iu referuan edhe situatës së vështirë aktuale në Ukrainë, duke dënuar agresionin ushtarak rus, të pajustifikuar dhe çnjerëzor, duke theksuar se është një shkelje e rëndë e parimeve bazë të së drejtës ndërkombëtare, goditje për rendin demokratik dhe kërcënim për stabilitetin e Evropës. Gjithashtu u shkëmbyen mendime edhe për pasojat ndaj ekonomive dhe flukseve energjetike në Evropë dhe më gjerë, si dhe për krizën humanitare të refugjatëve nga Ukraina.

Në takimin me ministrin Selakoviq u shpreh kënaqësi për përfundimin me sukses të Samitit “Open Balkan” të mbajtur në Ohër, si dhe konfirmimin e vendeve pjesëmarrëse për rezultatet dhe efektet e tyre të arritura në drejtim të liberalizimit të mëtejmë të lëvizjes së njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit. Veçanërisht u theksua fakti se u dakorduan forma të reja të bashkëpunimit të theksuar më tej në fushën e punësimit, turizmit dhe kulturës. Zhvillimi i nismave të tilla është mënyra më e mirë për përparimin e rajonit tonë, që është edhe qëllimi i rrugës së integrimit në Bashkimin Evropian, por ato duhet të jenë inkluzive dhe nuk duhet të jenë në kolizion e as zëvendësim për anëtarësimin e të gjitha vendeve të rajonit në BE./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori