LAJMI I FUNDIT:

Osmani në takim me Szijjarto: Na duhet interpretim i drejtë i të tashmes dhe së ardhmes

Osmani në takim me Szijjarto: Na duhet interpretim i drejtë i të tashmes dhe së ardhmes

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së punës në Hungari, realizoi takim me nikoqirin e tij, Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Péter Szijjártó.

Siç njoftojnë nga MPJ, në takim është biseduar për aktualitetet e fundit në BE të lidhura me integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe temat të lidhura me bashkëpunimin e ndërsjellë, zhvillimin e raporteve bilaterale, me theks të veçantë në potencialet për avancimin e bashkëpunimit ekonomik.

“Si fqinj i drejtpërdrejt i rajonit, posaçërisht e çmojmë mbështetjen parimore nga ana e Hungarisë dhe pozicionin e qartë të tyre për fillim të bisedimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, pa asnjë anulim. Vendimet e djeshme në Bruksel dhe mossuksesi i Unionit edhe në tentimin e fundit të presidencës gjermane të formojë konsensus për kornizë negociuese, nuk janë në këtë drejtim, dhe më lejoni të konstatoj se, kjo përjetohet me zhgënjim të thellë në Maqedoninë e Veriut”, tha Osmani, duke vënë theksin mbi faktin se 25 vende anëtare kanë konfirmuar gatishmërinë e vendit për fillimin e bisedimeve, si lëvdatë edhe për progresin reformues dhe për qasjen pozitive në raportet ndërfqinjësore.

“Në konkluzionet e djeshme të BE-së thuhet se vendet- kandidate duhet t’i vënë fund interpretimeve të gabueshme të historisë. Pajtohem, por vlerësoj se ‘elefanti në dhomë’ është më shumë si të pengohet interpretimi i gabueshëm i së tashmes dhe së ardhmes”, theksoi Osmani, duke iu referuar Marrëveshjes për Shpërndarje të forcave të Frontex që qëndron i bllokuar në organet e Unionit, pikërisht për shkak kundërshtimit të Bullgarisë që të pranojë të tashmen. Në këtë drejtim ministri potencoi se këtë sfidë Republika e Maqedonisë së Veriut e ka lëvizur përmes marrëveshjeve bilaterale me vendet anëtare të BE-së, që në mënyrë shtesë flet për autenticitetin e kursit evropian të vendit.

Dy ministrat iu referuan edhe raporteve të afërta tradicionale mes Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë, të përforcuara nga marsi i këtij viti në frymën e partneritetit euroatlantik dhe aleancës.

Në takim, që nga bashkëbiseduesit u cilësua si jashtëzakonisht produktiv, përskaj temave të shumta, u nënshkruan edhe dy dokumente mes dy shteteve: njëri për bashkëpunim në fushën e arsimit dhe shkencës; ndërsa i dyti për bashkëpunimin në pjesën e trajnimeve diplomatike mes dy Ministrive për Punë të Jashtme.

Gjatë kohës së takimit në Budapest, Osmani do të realizojë takim edhe me këshilltarët për politikë të jashtme të kryeministrit hungarez, Viktor Orban- Janos Bala dhe Janos Mate.

Vizita në Hungari është pjesë e mini turneut të ministrit në vizitën e vendeve anëtare të BE-së pjesë të fqinjësisë së gjerë të Ballkanit Perëndimor. Në kuadër të turneut Osmani tashmë ka realizuar vizitë në Çeki dhe Rumuni, ndërkaq mini turneun e rajonit më të gjerë e mbaron me 21 dhjetor më vizitën e tij në Vjenë.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori