LAJMI I FUNDIT:

Osmani në frëngjisht uron Ditën e Bastijes: Të lumtur për miqësinë mes dy vendeve

Osmani në frëngjisht uron Ditën e Bastijes: Të lumtur për miqësinë mes dy vendeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Francën me rastin e Ditës Kombëtare të Francës-Dita e Bastisjes.

Presidentja Osmani video-mesazhin për këtë ditë e ka adresuar në gjuhën frënge, ku ka theksuar se ndihet e lumtur për të arriturat dhe për miqësinë mes dy kombeve.


Osmani ka thënë se është e lumtur që adresimin në ditën e kombit francez po e bën në gjuhën e tyre.

“Jam shumë e lumtur që sot, në ditën e kombit tuaj, kam mundësi t’ju uroj në gjuhën e këtij kombi të madh, për ditën tuaj nacionale. Kombi juaj, ndër më të hershmit në Evropë i ka dhënë shumë qytetërimit perëndimor. Përpjekja juaj i dha Evropës shembullin e pajtimit, të bashkimit rreth vlerave të lirisë dhe barazisë por edhe të unitetit kombëtar të popullit francez. Sot ju e festoni me krenari atë si ditën e kombit tuaj. Ne, miqtë tuaj jemi të lumtur për të arriturat tuaja dhe për miqësinë mes dy kombeve e vendeve tona”, thuhet në mesazhin e Osmanit. /Telegrafi/