LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Në Bullgari tani ka qeveri, mund të ketë zgjidhje në janar

Osmani: Në Bullgari tani ka qeveri, mund të ketë zgjidhje në janar

Për fat të keq, marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut janë në nivelin më të ulët të mundshëm, përfshirë edhe besimin mes nesh. Unë ndjek, natyrisht, situatën në Bullgari. Ishte një vit jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne për të filluar negociatat. Në Republikën e Bullgarisë ka pasur tre procese zgjedhore dhe kjo nuk ka ndihmuar në kapërcimin e mosmarrëveshjeve dhe heqjen e vetos apo bllokadës. Kështu ka thënë për “Nova TV” ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, përcjell “Bgnes.bg”.

“Fakti që ka pushtet politik në Bullgari tashmë na jep shpresë se dy autoritete legjitime mund të ulen dhe të diskutojnë të gjitha çështjet dhe mesazhet e para japin optimizëm, sepse pikërisht këtë e thamë. Duhet të ketë një qasje gjithëpërfshirëse. Historia – po, është e rëndësishme, por ne shkruajmë histori çdo ditë, krijojmë histori”, komenton Osmani.

Pranoj vetëm një argument pse nuk është gjetur zgjidhje deri më tani, sepse nuk ka pasur kabinet politik. Tani realisht nuk ka arsye për të dhënë afate të gjata kur ka një kabinet politik. Si në Republikën e Bullgarisë ashtu edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka shumicë stabile dhe nesër mund të ulemi, të vazhdojmë bisedimet dhe të marrim një vendim në janar, tha Bujar Osmani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori