LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Me ndihmën e USAID, Maqedonia ka vendosur themelet e rendit shoqëror bashkëkohor

Osmani: Me ndihmën e USAID, Maqedonia ka vendosur themelet e rendit shoqëror bashkëkohor

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në kuadër të vizitës disaditore në Washington, vizitoi qendrën e USAID-it në Washington, ku kishte takim me Margot Elis, zënvedësadministrator i lartë i USAID-it për Evropë dhe Euroazi. Në drejtim të njëjtë Osmani vizitoi edhe qendrat e institucioneve më të larta ndërkombëtare amerikane, ku mbajti takim me Paoul McCarty, drejtor rajonal për Evropë në Institutin Ndërkombëtar Republikan (IRI), si dhe me Sherry Bryan, nënkryetare e institutit Demokratik Nacional (NDI)

“Në rolin e Koordinatorit Nacional për Ndihmë të Huaj, dua të shpreh kënaqësi personale, gjithashtu t’i përcjell edhe mesazhet mirënjohëse në emër të Qeverisë për targetimin e suksesshëm të ndihmës zhvillimore amerikane në vend, duke i vendosur themelet e zhvillimit demokratik dhe civil në vend”, theksoi Osmani në takim, duke iu referuar mbështetjes direkte nga ana e SHBA-ve për Republikën e Maqedonisë prej më shume se gjysmë miliardë dollar deri më tani.


“Qëllimi ynë, është të ndërtojmë demokraci funksionale multietnike, e cila do të jetë në parimet e shoqërisë civile, sundimit të ligjit, barazisë, lirisë së solidaritetit, dhe gjitha principet tjera që janë pjesë e civilizimit perëndimor” theksoi Osmani, duke potencuar rolin e USAID-it, si qendër kryesore për shpërndarjen e ndihmës për zhvillim, si dhe rolin e institucioneve ndërkombëtare IRI dhe NDI, prezenca e të cilëve lë gjurmë të pashlyeshme në zhvillimin demokratik, politik, civil si dhe asaj shoqëror në përgjithësi. Osmani riafirmoi angazhimin e Qeverisë në vazhdimësi në kuadër të bashkëpunimit me institucionet amerikane, si segment kyç në rrumbullakimin e transformimit të vendit në përputhje me rregullat, standardet dhe vlerat perëndimore.

Paraprakisht, Osmani mori pjesë edhe në tryezën e rrumbullakët para përfaqësuesve të njërës nga think-tank organizatat më me ndikim në SHBA tema e të cilit është bashkëpunimi i SHBA-ve dhe Evropës – “Fondi Gjerman Marshall” (German Marshal Fund), kishte fjalën e tij në temë: “Hapat e ardhshëm: Maqedonia në rrugë drejt reformave demokratike dhe anëtarësim n NATO dhe BE” (Next Steps: Macedonia on the Road to Democratic Reform, NATO and EU Membership)./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori