LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti i Ukrainës shkruan për medaljen që u nda nga presidentja Osmani për gratë ukrainase

Parlamenti i Ukrainës shkruan për medaljen që u nda nga presidentja Osmani për gratë ukrainase

Në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Prishtinë, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ndau medalje për gratë ukrainase për qëndrueshmërinë dhe mbrojtjen e vendit të tyre nga agresioni rus.

Për këtë ka shkruar edhe Parlamenti i Ukrainës.

Deputetja ukrainase, Yevgenia Kravchuk, e cila mori këtë çmim në emër të të gjitha grave të Ukrainës, tha se është hera e parë që mban fjalim në një vend me kaq shumë njerëz të cilët shtoi se e kuptojnë se çfarë do të thotë të shohësh tanke në rrugët e tyre.


“Kjo është një medalje për të gjitha femrat ukrainase. Ato shërbejnë në Forcat e Armatosura, trajtojnë, japin mësim, prezantojnë Ukrainën në nivelin më të lartë”, tha Kravchuk.

Ajo kujtoi se që nga pushtimi në shkallë të gjerë, deputetet femra kanë marrë rolin e përfaqësuesve të vendit në nivel ndërkombëtar dhe janë angazhuar me sukses në diplomacinë parlamentare.

“Kam mbajtur shumë fjalime pas 24 shkurtit, por kurrë në një vend ku kaq shumë njerëz e kuptojnë se çfarë do të thotë të shohësh tanke në rrugët e tyre. Kjo është ajo që po ndodh në Ukrainë. Ju bëj thirrje, partnerë të Ukrainës: Ne do të fitojmë!”, tha Kravchuk, duke marrë çmimin nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ndryshe, Forumi ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë mbylli edicionin e tij të parë të dielën në Prishtinë.

Për dy ditë me radhë mbi 400 pjesëmarrës nga 33 vende të botës diskutuan në temën bosht “Ndërtimi i Aleancave për Paqe të Qëndrueshme”.

Mbi 26 panele në 4 salla të ndryshme treguan për rëndësinë e fuqizimit të grave, në tryeza të diskutimeve e veçanërisht në vendimmarrje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori