Presidentja Vjosa Osmani sot në adresimin para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka thënë se viti që po lëmë pas ishte shumë sfidues për shëndetin e qytetarëve dhe ekonominë për shkak të pandemisë.
Ajo para deputetëve të Kuvendit u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen si mënyra më e mirë për t’i dhënë fund pandemisë.
Presidentja Osmani në fjalimin e saj ka folur për sfidat dhe të arriturat. Ajo tha se Kosova është projekti më i suksesshëm i politikës së jashtme amerikane dhe evropiane.
“Kosova është me fat të mirë të ketë miq anë e mban botës. Ata që kanë qëndruar me ne në ditët më të vështira, për të cilët me po kaq ngulmë dhe përkushtim po na qëndrojnë pran edhe tani drejt konsolidimit të shtetësisë sonë dhe fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës sonë.
Ne jemi të lumtur që mund të themi se Kosova është projekti më i rëndësishëm dhe më i suksesshëm i politikës së jashtme amerikane e evropiane si dhe i të gjithë atyre që u rreshtuan pran nesh. Prandaj, në vizitat e mija të realizuara këtë vit përveç se kam shprehur mirënjohjen e palëkundur të qytetarëve tanë, për aleancat që i kemi dhe për mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve tanë, jam përkushtuar për të ngritur nivelin e shkëmbimit bilateral me vendet të cilat i kam vizituar qoftë sa i përket raporteve politike e diplomatike e deri te ato të tregtisë, sigurisë, shëndetësisë, arsimit, turizmit, agjendës së gjelbër, teknologjisë informative-inovacionit, por edhe shumë fusha të tjera në interes të qytetarëve tanë”, theksoi Osmani.
Presidentja ka folur edhe për dialogun me Serbinë, duke thënë se ka pretendime territoriale ndaj Kosovës.
“… Serbia ka pretendime të qarta territoriale ndaj Kosovës dhe këtë nuk e fsheh as në retorikë, as në veprime. Duke shërbyer si trampolinë e interesave ruse në rajon, Serbia ka qëllim të destabilizoj shtete e rajonit, përfshirë Kosovën duke përfshirë logjikën e shekullit të kaluar. Sa i përket dialogut, nuk mund të ketë sukses nëse nuk nxjerrim mësime nga gabimet e së kaluarës”, tha ajo.
Ajo po ashtu ka thënë se pranimi i moratoriumit në Washington, ku Kosova ishte pajtuar që për një vit të mos lobojë për njohje të reja dhe për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare ka cenuar rendin kushtetues të vendit.
“Kosova ka miq dhe aleatë të rinj dhe të vjetër në të gjitha kontinente, që janë të palëkundur në mbështetjen që na ofrojnë në rrugëtimin tonë të drejtë të qenurit anëtarë me të drejta të plota dhe të barabarta në komunitetin ndërkombëtar. E gjitha kjo ka ndodhur përkundër një starti jashtëzakonisht sfidues.
Duke aplikuar një politikë të jashtme tërësisht pasive të çakorduar në të kaluarën, e fatkeqësisht duke e pranuar edhe moratoriumin që cenonte rendin tonë kushtetues dhe të drejtën për të konsolidimin për subjektivitetin tonë ndërkombëtar, jo vetëm që u dëmtuan interesat tona strategjike por edhe ishin dikur dritat e politikës sonë të jashtme.
Tani, këto drita jo vetëm që janë të ndezura por po punohet pa reshtur që Kosovën ta kthejmë mbarë e të ecim përpara ashtu siç e meritojnë qytetarët tanë”, nënvizoi presidentja Osmani në fjalimin e saj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht