LAJMI I FUNDIT:

Osmani kërkon mbështetjen e Guinea Bissau për njohje të reja

Osmani kërkon mbështetjen e Guinea Bissau për njohje të reja

Presidentja Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në New York ka takuar presidentin e Guinea Bissau, Umaro Sissoco Embaló.

Sipas njoftimit nga Presidenca, Osmani ka kërkuar mbështetjen e homologut Embaló për lobim të vendet afrikane për rritjen e numrit të njohjeve.

Kërkesë për mbështetje të tillë, presidentja ka bërë edhe sa i përket përpjekjeve të Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare për të cilën gjë ka marrë mbështetje nga presidenti Embaló.


Teksa ka prezantuar gjendjen aktuale në Kosovë, Osmani ka theksuar se synimi i vendit mbetet anëtarësimi në strukturat euro-atlantike.

Ndërkaq për dialogun me Serbinë, presidentja ka thënë se Kosova është për dialog, fundi i të cilit duhet të jetë njohja reciproke.

Të dy palët në takim thanë se ka potencial për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve, ndaj u la e hapur mundësia që të identifikohen mundësitë për bashkëpunim ekonomik, por edhe shkëmbime në fusha të interesit të dyanshëm.

Republika e Kosovës dhe Guinea-Bissau kanë vendosur marrëdhënie diplomatike nga viti 2018, ndërkohë që ato janë cilësuar të shkëlqyeshme me mundësi të intensifikimit të tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori