LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Integrimi i Maqedonisë në BE dhe NATO është në interes të rajonit

Osmani: Integrimi i Maqedonisë në BE dhe NATO është në interes të rajonit

Zhvillimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, me theks të bashkëpunimit ndërkombëtarë, perspektivat e  Ballkanit Perëndimor, proceset euro integruese, si dhe pritjet nga Samiti i BE-së, ishin tema për takimin në Prishtinë me zv. Kryeministrin për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe Kryetarit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Data për nisjen e bisedimeve të Republikës së Maqedonisë, tregon pikë kthyese për integrimet tona evropiane, por edhe për perspektivat evropiane për të gjithë Ballkanin Perëndimor, deklaroi Osmani.

Ai shprehu kënaqësi që gjithë rajoni lëvizë në drejtim evropian dhe ekziston perspektivë kredibile për përparim të secilit vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mbyllëm një kontest të rëndë mes Maqedonisë dhe Greqisë, që është sukses diplomatik dhe besoj që do të ndikoj tek zgjidhja e kontesteve tek të gjithë fqinjët tanë në rajon, deklaroi Osamni duke shtuar se bashkërisht me implementimin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, demonstron seriozitetin e Maqedonisë dhe fqinjëve të saj.

Osamni u takua edhe me zv. Kryetarin e Qeverisë së Kosovë, Enver Hoxhaj. Ato potencuan se përkushtimi i të dyja vendeve për në BE është interes të gjithë rajonit, kurse shtetet zotohen se do të ndihmojnë njëri-tjetrin në procesin për integrimin në BE.

“Maqedonia, ka marr përvojë përmes gjatë aktiviteteve në suaza të procesit për Stabilizim dhe Asocim me Bashkimin Evropian, kurse në periudhën që vjen, me fillimin e bisedimeve me BE-në, këto përvoja do të zgjerohen. Si fqinj më të afërt, me kënaqësi këto përvoja do tua transferojmë kolegëve nga Kosova, me qëllim të përshpejtimit të proceseve evropiane të gjithë rajonit”, shtoi Osmani. duke shtuar se së shpejti pritet që ketë takim midis qeverive të të dyja vendeve, si shenjë e marrëdhënieve të mira midis Kosovës dhe Maqedonisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori